Subscribe

Kalaja e Tiranës është destinacioni më i ri kulturor që është rihapur për qytetarët. Pas sheshit “Skenderbej” dhe Pazarit të Ri, Kalaja e Tiranës është një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen. Ajo shërben si një zonë për zhvillimin e artizanatit, kulturës dhe artit por edhe si një vend ku mund të shijohen gatimet tradicionale shqiptare.

 

“Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, ku përtej ndasive themi – a ka disa gjëra që biem dakord, se si mund të ecim përpara – jam i bindur se edhe skeptikët, edhe ata që e luftuan këtë projekt e çfarë nuk sajuan, duhet të vijnë ta shohin. Duhet të kuptojnë se si ne shqiptarët, sa zihemi e grindemi, aq edhe bëjmë gjëra të mrekullueshme kur vendosim të bashkëpunojmë dhe kur vendosim të ecim përpara për ta zhvilluar këtë qytet”.

 

Sipas Veliajt puna e bashkisë nuk është fokusuar tek betonimizmi i Tiranës, por tek rikthimi i destinacioneve te reja për qytetarët.

 

‘Ky qytet, në këto 3-4 vite që unë jam përpjekur të shërbej, është rrethuar gjithmonë me sherre dhe debate për çdo gjë të bukur. Mbaj mend kur erdhëm këtu në fillim, thanë: po shqyejnë Kalanë, po e shkatërrojnë, mori fund qyteti, na mbytën kullat, betoni. Tani le t’i sqarojmë disa gjëra: një qytet që rritet çdo vit me 25-27 mijë vetë, ka nevojë të ketë patjetër vende ku njerëzit do banojnë. Ne s’mund të bëjmë geto, nuk mund të shtojmë ndërtimet informale. Më mirë të rrinë në pallate të rregullta ku mblidhen plehrat, ku vjen adresa, ku vjen uji, ku vjen energjia”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.”

 

Për ta bërë më të aksesueshme këtë destinacion do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim të këmbësorëve, që do e lidhë atë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”. Paralelisht Bashkia e Tiranës në 2019 do të rehabilitojë edhe rrugën pedonale Murat Toptani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *