Vendi
Rihapet gara për gjykatësin në Strasburg

Qeveria ka rihapur garën për zgjedhjen e gjyqtarit të Shqipërisë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në njoftimin e Këshillit të Ministrave, mësohet se aplikantët ndër të tjera duhet të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune në jurisprudencë, të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit. Dita e fundit për aplikim është 30 nëntor. Rihapja e aplikimit vjen pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës rrëzoi tre kandidatët Genti ibrahimi, Sokol Berberi dhe Ina Rama, të propozuar nga qeveria.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




