Akademia e Forcave të Armatosura ka rihapur dyert pas 10 vjetësh.

Në ceremoninë e mbajtur në hapjen e Universitetit, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka tha se është nevojitur shumë punë dhe vendosmëri për ta rihapur. Nga 600 aplikantë, 60 studentë do të jenë në vitin e parë akademik si fituesë

Sipas Xhaçkës, mbyllja e universitetit të FA ishte një nga gjëmat më të pakuptueshme të tranzicionit, duke shtuar se rruga e një force moderne dhe profesioniste kalon nga Akademia

Ajo falenderoi mes të tjerash SHBA, Turqinë, Greqinë, Italinë e Anglinë për ndihmën në arsimim gjatë këtyre viteve

Xhaçka theksoi se AFA ofron mundësi të jashtëzakonshme punësimi e karriere në FA dhe NATO. Ndërsa u shpreh se synimi është ngritja e AFA në nivelin e një akademie të një vendi të NATO-s.

“Armatimet e pajisjet janë pesë me hiç nëse nuk investojmë tek njerëzit tanë. Pas disa vitesh, rihapja e AFA do të shihet si një nga momentet kyçe të ringritjes së FA.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *