Një pjesë e votave në Qarkun e Durrësit do të rinumërohen. Ky ishte vendimi që mori Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në mbledhjen e kësaj të marte. Anëtari i KAS, Ledio Braho tha gjatë një interviste në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se kërkesa për rihapje kutish u bë nga LSI.

 

“KAS me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve në Qarkun e Durrësit. KAS vendosi pranimin e kërkesës së LSI-së për rivlerësimin e votave për 108 kuti votimi për Qarkun Durres. Rinumërimi do të fillojë nesër në orën 10:00.”

 

Ledio Braho shtoi se deri në fund të javës tjetër, do të jenë marrë në shqyrtim të gjitha ankimimet zgjedhore, për t’i hapur rrugë më pas ankimimeve të mundshme në Kolegjin Zgjedhor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *