Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka rihapur hetimin për kryetaren e Gjykatës së Lezhës, Ornela Naqellarin.

 

KPK ka ngritur dyshime mbi pasurinë e gjyatares dhe ka vendosur që ditën e enjte në datë 21 mars të zhvillojë seancën e radhës dëgjimore.

 

Gjyqtarja Naqellari iu nënshtrua procesit të vettingut dhe nuk rezultoi me probleme sa I takon kriterit të pasurisë dhe pastërtisë të figurës.

 

Por duket se shkak I rihetimit janë bërë tre denoncimet e publikut të cilat ngritën dyshim mbi aftësitë e gjyqtares Naqellari si dhe ai i kancelares së Gjykatës, e cila ka pretenduar para KPK-së se kryegjyqtarja e Lezhës kishte pajisur me vërtetim një person, që nuk ishte paraqitur në gjykatë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *