E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Rihanna nuk zhgënjen, dhuron performancën mahnitëse gjatë OSCAR

Rihanna performs "Lift me up" from "Black Panther: Wakanda Forever" at the Oscars on Sunday, March 12, 2023, at the Dolby Theatre in Los Angeles. (AP Photo/Chris Pizzello)

Rihanna nuk zhgënjeu në Oscar 2023. Këngëtarja e famshme befasoi në tapetin e kuq me paraqitjen e saj e cila bëri shumë përshtypje. Fustani i zi me mëngë të gjata Alaïa që i rrinte pas trupit nxirrte në pah besim dhe magjepsjen e saj.

 

Fustani nxirrte në pah barkun e saj të rrumbullakët, të cilin e prekte me shumë dashuri.Këngëtarja e kompletoi look-un e saj me buzët e kuqe të ndezura dhe bizhuteritë nga Moussaieff.

 

Reklamë

Këngëtarja “Lift Me Up” performoi këngën e saj të nominuar për Oscar duke ndryshuar nga pamja e saj në tapetin e kuq. E veshur me një bluzë të zezë me diamante, ylli shtatzënë performoi kolonën zanore “Black Panther: Wakanda Forever”.

 

Këmisha shkëlqyese – e cila ishte bërë me porosi për të nga John Galliano për Maison Margiela – përmbante fije kristalesh të varura nga fundi. Më shumë se 140 karat diamante nga De Beers ishin të veshura nga Riri.Këngëtarja e “Diamonds” nuk është e panjohur për sukseset e saj pasi ka marrë nëntë çmime ndër vite në ‘Grammy’, por mbrëmë shënoi herën e saj të parë si e nominuar për Oscar. Megjithatë, ishte filmi indian “RRR” që mori çmimin për këngën më të mirë./Living/

Vazhdo të lexosh

Reklamë