Subscribe

Gjykata e Lartë rikthen për gjykim në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda organizatën “Hakmarrja për Drejtësi”. Ky vendim surprizë i gjykatës së lartë, erdhi pas rekursit të bëre nga avokatët e Orik Shytit dhe Altin Arapit, afro 2 javë më parë. Sipas mbrojtjes, të cilët theksuan para relatorit të çështjes, Andi Çeliku, se proceset e zhvilluara rreth 2 dekada më parë, kane pasur mungesa të theksuara procedurale. Pavarësisht vendimit të gjykatës për rihapjen e çështjes, avokati i dy vëllezërve Orik dhe Laert Shyti, të dënuar me burgim të përjetshëm dhe me 24 vite burg, u shpreh se, gjykata duhet të jepte pafajësi, e jo kthimin e çështjes. Askush nga 10 të pandehurit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa dënimet për grupin hakmarrja për drejtësi variojnë nga 5 vjet, deri ne burgim te përjetshëm. Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës “Hakmarrja për Drejtësi” filloi në 24 dhjetor 1998. Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit që nga dita që ata u arratisën nga burgjet në vitin 1997. Akuzat e ngritura ndaj kësaj organizate lidhen me ngjarje të rënda si vendosja e bombës tek supermarketi i VEFA pranë 9-katësheve, vrasja e ish-drejtorit të Burgjeve, Bujar Kaloshi, vjedhje të bankave dhe arkave të shtetit, rrëmbim dhe disa vrasje e tentativa vrasjesh të tjera.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *