Subscribe

Ekonomia ka shënuar një rigjallërim gjatë muajit korrik. Ky fakt konfirmohet nga treguesit e buxhetit. Sipas të dhënave nga ministria e Financave, të ardhurat nga taksat dhe tatimet shënuan një rritje me 38 miliarde lekë krahasur me muajin qërshor, duke bërë që për periudhën janar –korrik 2020 të ardhurat të arrijnë në  233 miliarde lekë në total.

Por sërish kjo shifër është dukshëm më e ulët si 7-mujorë bazuar edhe në planin e rishikuar me aktin normativ. Në këtë mënyrë muaji që lamë pas shënoi nivelin më të lartë të ardhurave pas izolimit të ekonomisë për gjatë tre muajve.

Paralaelisht me këtë situatë shpenzimet buxhetore  kanë arritur nivelin prej 282 miliardë lekë, me një rritje prej 4%.

Ndikim në rritjen e shpezimeve kanë dhënë paketat anti-Covid që ka  aplikuar qeveria nëpërmjet fondit rezervë. Por gjatë muajit korrik qeveria ka rritur edhe shpenzimet kapitale duke ju rikthyer investimeve publike pas një periudhe pauze për shkak të pandemisë. E gjithë kjo situatë ka sjellë që defiçiti buxhetorë  si 7- mujorë të kapercejë në 390 milione euro. 

Deri në fund të vitit qeveria parashikon që për shkak të shpenzimeve që do të kryhen deficiti do të arrijë në 1 mld euro ndërsa borxhi publik do kapërcejë në 80% të prodhimit të brendshëm bruto. Qeveria u detyrua të marrë borxh për të financuar ekonominë për shkak të rënies së të ardhurave nga kriza që po jep pandemia. Por edhe pse qeveria shpreson se pjesa e mbetur e vitit do të sjellë më shumë optimizëm në ekonomi për shkak edhe të rindërtimit, efektet e pandemisë duket se nuk shuhen,  ndërsa procesi I ndërtimit të banesave të shkatërrura nga tërmeti po ecën më ritme shumë të ngadalta. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *