Subscribe

Teatrot e rretheve po përjetojnë një tjetër epokë artistike. Nuk ka vetëm shfaqje repertori, fondi apo nga ato të pluhurosurat që ngjisin në skenë të njëjtit aktorë.

 

Kaste të reja, artistë të konfirmuar në skenën e kryeqytetit por, edhe një shije tjetër artistike ka nisur të jehojë në rrethe, njëlloj si në këto foto të nxjerra nga arkivi i 31 viteve më parë, kur shëtitja e trupave artistike ishte një traditë.

 

Nisi fundjavën e shkuar me operan “La traviata” e mirëpritur në Shkodër. Dy ditë më pas, u përcoll  në skenën e teatrit Skampa në Elbasan, e vetëm pak ditë më parë, muzika e Verdit jehoi në Fier, interpretuar nga orkestra dhe zërat më të mirë të Teatrit të Operas dhe Baletit.

 

Këtij rrugëtimi artistik do t‘i bashkohet edhe Teatri Eksperimental, i cili nis nga kjo fundjavë shfaqjet në Vlorë e Shkodër.

 

Ndalesa e parë do të jetë në qytetin e Vlorës ku për tri ditë nga 19 marsi do të ngjitet në skenë komedia “Çfarë pa kryeshërbëtorja”.

 

Këtë fundjavë dy artistë të tjerë, të huaj kanë ndërmarrë një tur artistik në  Shqipëri. Janë poeti Claudio Pozzani dhe artistja Zabo, që perfojmojnë poezi nën ritmet e muzikës, secili në gjuhën e tij, italisht e frëngjisht.

 

Performance të tilla, me elementë që dalin përtej një drame apo komedie të rivendosur disa herë në skenat teatrale të rretheve i kishin munguar publikut të përtej kryeqytetit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *