E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rigjallërimi i pyllit të fazanëve, pikë turistike

Kjo është pamja që të ofron sot pylli i fazanëve në fushën e Maliqit. Me një sipërfaqe prej rreth 50 ha edhe pse gëzon statusin e monumentit natyror, prej rreth 26 vitesh ishte lënë ne harrese, duke e bërë të pamundur shfrytëzimin nga baronët e zonës.

 

Bashkia e Maliqit synon ta kthejë pyllin e njohur të fazanëve në një pikë turistike për vizitorë vendas dhe të huaj. Kryetari Gezim Topçiu thotë se janë blerë çiftet e para te shpendëve.

 

Pylli i Fazanëve ndodhet vetëm 10 km larg qytetit te Korçës dhe 2 km larg qytetit te Maliqit. Edhe infrastruktura rrugore e rikonstruktuar lehtëson frekuentimin e këtij pylli.

Më shumë video

Reklamë