E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Rigelsa Cybi del nga “Ferma VIP”, në garë hyjnë dy konkurentët e rinj Artemisa Kusi dhe Egzon Berisha

Nën magjinë artistike të muzikalit “Mamma Mia”, përshtatur nga këngët e grupit legjendar Abba, nisi shfaqjen e saj të pestë, Ferma VIP në ekranin e Vizion Plus.

Kjo komedi muzikore u interpretua me të gjithë elementët e saj, nga vetë fermerët të cilët u gjendën në role të ndryshme.

Reklamë

Një performancë e shkëlqyer dhe një sfidë e kaluar me sukses, nga e cila të gjithë konkurentët fituan imunitet të plotë deri në prime-n e radhës.

Ndërkohë, Rigelsa Cybi e humbi statusin e saj si fermere pasi publiku zgjodhi të shpëtojë Niko Komanin në televotimin e hapur mes tyre.  Rigelsa është e eleminuara e parë nga izolimi i fermës VIP, një eksperiencë të cilën do të donte ta kishte vazhduar.

Reklamë

Nga ana tjetër, fermës VIP i’u shtuan dy fermerë të rinj. Artemisa Kusi dhe Egzon Berisha morën sinjalet e para të mikpritjes, por ky është vetëm fillimi.

Një tjetër fokus i rëndësishëm mbrëmjen e së premtes, ishin punët e fermës. Dhe një sfidë e papërmbushur që ashpërsoi debatin mes fermerëve. Kryeplaku gjithashtu nuk i kurseu rezervat për ata që i quajti “dezertorë” ndërsa pati edhe justifikime që nuk kaluan pa dënim. Duke qëndruar tek kjo dinamikë, opinionistët u kujdesën të vendosin pikat mbi i.

Marjana Kondi dorëzoi statusin e kryefermeres. Me konsensus, shumica vendosi që në shtëpinë e Njishit të qëndrojë Flori si kryefermer dhe të marrë komandën e punëve të fermës VIP.

Dhurata për ditëlindjen e Xhesika Polos ishte surprizë edhe për fermerët e tjerë. Këngëtarja Valbona Mema mbylli mbrëmjen në një atmosferë fantastike.

Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2 janë dritarja juaj për të ndjekur në çdo moment, 24 orë në shtatë ditë të javës, çdo gjë që ndodh në Fermën VIP. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë