Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur në selinë rozë, pasditen e sotme.

 

Mësohet se në mbledhje  pritet që të caktohet data se kur do të mbahet Asambleja, e cila do të miratoj vendimet e Kongresit të PS-së me 9 prill.

 

Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në një kohë që mazhoranca ka nisur procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit dhe pritet që në fokus të diskutimeve jenë edhe emrat e kandidatëve për presidentë.  Deri më tani PS ka propozuar dhe kërkon nga kryetarja e Kuvendit që mbledhja e konferencës së kryetarëve, e cila do të vendosë se kur do të thirret raundi i parë i votimit, të jetë në datën 4 Maj.

 

Kujtojmë se në Kongresin e Partisë Socialiste, të mbajtur në Tiranë më 9 prill, u miratuan edhe disa ndryshime në statut. U ndryshua mënyra e zgjedhjes së kryetarit të partisë në rang bashkie, ku për herë të parë do të merret mendimi i qytetarëve të zonës. Ndërkaq, u shkarkuan në bllok 61 kryetarët aktualë të PS në rang bashkie, dhe pritet rizgjedhja e tyre me rregulla të reja, për tu përgatitur për zgjedhjet vendore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *