Subscribe

Pas disa minutash ndërpreje ëpr shkak të mungesës së energjisë elektrike, ka rifilluar seanca plenare.

 

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga Kuvendi.

 

Ka qenë deputetja e PS Anila Denaj ajo e cila ka parashtuar këtë kërkesë, teksa thekson se Berisha ka kapërcyer çdo limit etik ndaj organet e Kuvemdit duhet  të marrin masa.

 

“Kërkojmë që organet kompetente të përjashtimit të Sali Berishës me afat maksimal të parashikuar nga rregullorja. Deputeti Sali Berisha ka arritur kapërcimin e etikës. Është firmosur nga 27 deputetë. Eshtë depozituar sot dhe është pjesë e deklaratës që e keni marrë dhe kërkojmë të shqyrtohet menjëherë”, tha ajo.

Ndërkohë që po mbahet seanca, në ambientet e jashtme të Kuvendit opozita po mban protestën e radhës, e cila është shoqëruar edhe me incidentëve mes qytetarëve dhe efektivëve të policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *