Subscribe

Qyteti turistik i Sarandës tashmë ka një pikë të grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme.

 

Investimi, financim i qeverisë gjermane, pritet t’i jap një ndihmë të madhe menaxhimit të mbetjeve në këtë zonë turistike gjatë sezonit, ku fluksi i vizitorëve është tejet i madh.

 

PETER ZINGRAF

AMBASADOR I GJERMANISE NE TIRANË

 

Ky vend i grumbullimit të materialeve të riciklueshme këtu do të conte në uljen e kostove. Mesa e njoh unë këtë vend dhe këtë rajon të mirë me potencialin e vet turistik e di shumë mirë që këtij rajoni në një periudhë të shkurtër kohore gjatë vitit i duhet të përballet me një turizëm të shtuar çka do të sillte dhe mbetje të shtuara, dhe ky stacioni këtu do ta përballojë menaxhimin e mbetjeve të shtuara.

 

Përveç uljes së kostos, sipas sipas kryebashkiakut Adrian Gurma, kjo pikë grumbullimi do të rritë kapacitetet financiare pasi mbetjet e riciklueshme do të hidhen sërish në treg.

 

ADRIAN GURMA

KRYEBASHKIAK I SARANDES 

 

Saranda në kulmin e sezonit turistik e katërfishion kapacitetin e saj për mbetjet. Kështu që ky projekt është qershia mbi tortë dhe një dhurat e duhur në kohën e duhur dhe vendin e duhur.    

 

Investimi kap një vlerë prej rreth 23 milionë lekësh dhe u finalizua në kuadër të projektit të GIZ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *