E hënë, 9 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Riciklimi i ujërave të ndotura

Brenda vitit 2017-të do të zgjidhet përfundimisht problemi i ujërave të ndotura dhe kanalizimeve për më shumë se gjysmën e territorit të bashkisë së Tiranës. Në një inspektim të impiantit të ri që po ndërtohet në Kashar, Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, tha se pas përfundimit të kësaj vepre, do të zgjidhet problemi për 350 mijë banorë të kryeqytetit. Ndërsa për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj, ndërtimi i impiantit do të zhdukë përfundimisht problemin e daljes së lumit të Lanës nga shtrati, i cili solli përmbytje në shumë zona të Tiranës. Financimi për këtë impiant është bërë nga qeveria japoneze, dhe deri tani punimet po ecin me ritmet e parashikuara ne projekt.

Më shumë video

Reklamë