E hënë, 14 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Riciklimi, bashkitë rol kryesor

Pushteti vendor, ricikluesit dhe qeveria, duhet të jenë partnerë, kur flitet për menaxhimin e mbetjeve dhe për ta bërë Shqipërinë më të pastër. Këtë mesazh përcolli kryeministri Rama gjate nje takimi me krerët e bashkive me te mëdha ne vend, si dhe përfaqësues te industrisë se riciklimit. Bashkitë, sipas Rames, kanë mundësi per ndarjen në burim të te gjithë përbërësve, që janë të përcaktuar si lëndët bazë të riciklimit. Shembullin e ndarjes se plehrave, qe ne burim do ta japë Tirana. Kryebashkiaku Veliaj sqaroi se si do te funksionoje procesi. Një nga ricikluesit tha se ky biznes i kësaj fushe është i gatshëm për të bashkëpunuar ne te gjitha drejtimet. Kryeministri Rama ka sqaruar edhe njëherë se ligji qe lejon importin e mbetjeve, ka vendosur kritere shume te forta, për t’i prere rrugën çdo forme abuzimi.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video