Ish-i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka publikuar në llogarinë e tij të “Instagram” një mesazh këcënues që kishte marrë nga një shqiptar.

 

Pasi uroi serbët për “Vidovdanin”, një ditë përkujtimore për serbët e rënë në betejën e Kosovës ndaj forcave osmane, shqiptari i ka shkruar Grenell, duke e paralajmëruar që mos të vijë në Shqipërisë, pasi në të kundërt “do t’i pritet koka”.

 

“Nëse vjen në Shqipëri, do të ta presim kokën. Jemi të gjithë duke të pritur. Ne nuk harrojmë. Mbaje mend këtë”, shkruan qytetari me emrin Bekim Xhika.

 

Grenell shkruan se ky mesazh nuk përfaqëson shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *