Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot në Quo Vadis edhe ribashkimin e tij me kreun e PL, Ilir Metën.

 

 

Duke marrë parasysh mosmarrëveshjet në të shkuarën, Berisha tha se në politikë nuk ka gjëra personale.

 

 

Sipas tij ribashkimi me Partinë e Lirisë dhe çdo parti tjetër është i nevojshëm për shpëtimin e Shqipërisë nga ‘regjimi monist”.

 

 

“Në politikë nuk ka gjëra personale. Ka interesa politike. Sot Shqipëria përballet me një armik të egër të lirisë së shqiptarëve. Është zotimi ynë për të shpëtuar Shqipërinë.”

 

Pranvera Borakaj: Po ata shqiptarë që nuk e përtypin dot atë ribashkim?

 

 

“Ata shqiptarë do e realizojnë se armiku më i egër është Rdi Rama, pas Enver Hoxhës. Ata do e realizojnë që kështu, që në këtë aspekt, bashkimi me të gjithë ata që duan të shpëtojnë Shqipërinë nga ky regjim monist duhet të bëhen bashkë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *