Gjatë vizitës së saj në qytetin e Peshkopisë, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini është përplasur me një punonjëse të Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër.

Shkak për këtë është bërë kërkesa e punonjëses ndaj ministres për të mos lejuar bashkimin e dy gjimnazeve ”Said Najdeni” në një të vetëm pasi do të shkaktonte probleme në mbingarkimin e klasave.

Megjithatë duket se një pretendim i tillë ballë për ballë nuk I pëlqeu shumë Ministres Shahini e cila iu përgjigj punonjës duke I thënë se kjo forme proteste ndaj titullarës së vet nuk ishte e denjë.

Ish godina e Universitetit “Aleksandër Mosiu” filiaj i Durrësit në qytetin e Peshkopisë, pas mbylljes së universitetit u rikthye sërisht në gjimnaz në nëntor të vitit 2017, duke u bërë gjimnazi “Said Najdeni” 2 me 550 nxënës po aq sa gjimnazi “Said Najdeni” 1.

Godinën në fjalë ka tentuar disa herë Bashkia Dibër që ta përdor për zyra të saj por kanë qenë protestat e nxënësve që e kanë penguar.

Ndërkohë mësohet se një tentativë e njëjtë është ndërmarrë edhe kohët e fundit, çka ka ngjallur sërisht reagimin e prindërve dhe nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *