E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Riatdhesohen 128 shqiptarë nga Frankfurti

128 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar pasditen e kësaj të hëne nga Frankfurti. Ata kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe pritet të futen në karantinë.

Sipas rregullave të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, udhëtarët që banojnë në zonat e gjelbra do të karantinohen për 14 ditë në hotelet e certifikuara. Nga ana tjetër, emigrantët që banojnë në zonat e kuqe, do të karantinohen për 14 ditë në shtëpi.

Po ashtu, të gjithë të riatdhesuarit do të duhet të qartësojnë edhe adresën e vendbanimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë