Rreth 104 shtetas shqiptarë, të cilët kishin shkelur rregullat e qëndrimit në BE apo kishin kërkuar azil, janë riatdhesuar.

 

Sipas informacioneve bëhet me dije se riatdhesimi i tyre është bërë pasi ato kishin kërkuar azil ose kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen, është finalizuar këtë të martë në bashkëpunim me Francën, Belgjikën dhe Gjermaninë.

 

Përmes dy charterave nga Franca dhe Gjermania, në kuadër të fluturimit të përbashkët evropian organizuar nga Franca, Belgjika dhe Gjermania në bashkëpunim me FRONTEX, si dhe me mbështetjen e eskortës shqiptare, u riatdhesuan 104 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 15 shtetas nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 84 nga Gjermania.

 

Operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme dhe në këtë kontekst, Policia e Shtetit apelon edhe një herë të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe të mos provojnë të kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

 

Në pikat e kalimit kufitar, Policia Kufitare do vijojë të aplikojë masat shtesë të marra për parandalimin e azilkërkimit, duke vijuar me kontrollet rigoroze në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe të kontrollit më të rreptë të kufirit jeshil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *