E enjte, 1 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Riatdhesohen 104 shqiptarë nga Franca, Gjermania dhe Belgjika

104 shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca, Gjermania dhe Belgjika këtë të martë. Shtetasit shqiptarë kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen dhe kishin kërkuar azil.

 

Reklamë

Nga Franca janë rikthyer 43 shqiptarë, 5 nga Belgjika, si dhe 56 shtetas nga Gjermania, të cilët kishin kërkuar azil.

 

Të gjithë këta shtetas, nuk lejohen më të udhëtojnë në vendet e BE-së, për tre vjet, që prej datës së kthimit deportiv.

 

Autoritetet bëjnë thirrje se operacionet e riatdhesimit do vijojnë edhe në javët e ardhshme. Ndërkohë, Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe njëherë që të respektojnë rregullat për të lëvizur dhe qëndruar në vendet e BE-së dhe të mos tentojnë të kërkojnë azil, pasi sipas tyre shanset për ta fituar janë zero.

Vazhdo të lexosh

Reklamë