E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 47 minuta më parë
Video · Kronikë

Riaktivizohet vatra e madhe e zjarrit në pyllin e Krastës në Krujë

 

Prej katër ditësh pylli i Krastës në Krujë ndodhet nën pushtetin e flakëve.

 

Edhe pse zjarri u shua mbrëmjen e të mërkurës, vatrat u riaktivizua pak orë më vonë. Deri më tani sipërfaqja e djegur në kurorën e gjelbër ka shkuar në rreth 100 hektarë me pishë dhe bimë të tjera.

Reklamë

 

Në terren ndodhen forca të shumta zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve. Por mungesa e rrugëve dhe terreni i thyer malor ua ka vështirësuar ndërhyrjen.

 

Ndërkohë, deri më tani nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ajri, pasi helikopterët ndodhen në remont.

 

Zjarri sipas autoriteteve dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm. Por pavarësisht këtyre dyshimeve asnjë person nuk është vënë para përgjegjësisë.

Më shumë video

Reklamë