Subscribe

COVID-19 është kthyer në kërcënim global, ndërsa puna në laboratore vijon intensivisht dhe shtetet janë në një garë për të gjetur vaksinën kundër koronavirusit të ri.

 

Shkencëtarët amerikanë janë optimistë se në verën e këtij viti do të munden të testojnë vaksinën tek njerëzit. Ata thonë se kanë arritur të zbulojnë një proteinë nga insektet, që mund të ndalojë koronavirusin të prekë qelizat njerëzore.

 

“Ne po punojmë në mënyrë intensive dhe mendoj se kemi bërë progres të konsiderueshëm. Por rezultatet do të mund të shihen vetëm kur të mundemi të testojmë tek njerëzit dhe kjo kërkon edhe disa javë kohë.”

 

Ndërsa shkencëtarët në Institutin e Izraelit për Kërkime Biologjike, Migal kanë zbuluar se koronavirusi që prek shpendët është i lidhur gjenetikisht me koronavirusin që prek njerëzit. Kjo gjetje do të lehtësojë edhe më shumë punën kërkimore, ndërsa pritet që testimi tek njerëzit të fillojë në verën e këtij viti.

 

“Ne kemi arritur një formulë të suksesshme për koronavirusin tek shpendët, ajo rezultoi efektive dhe mendoj se do të funksionojë edhe tek njerëzit, nuk ka arsye pse të ndodhë e kundërta. Jemi shumë optimistë, e dimë që ka akoma shumë për të bërë në testimin klinik por shpresojmë se do të jemi të aftë të vërtetojmë sigurinë e vaksinës tonë në muajt në vijim.”

 

Sipas New York Times, studiuesit kanadezë kanë ndërmarrë një hap të madh drejt vaksinës pasi ia kanë dalë të izolojnë virusin SARS-CoV-2, i cili mbart vetitë e  COVID-19. Pasi e kanë izoluar, ata kanë krijuar një klon me të cilin mund të nisin trajtimet dhe të punohet për testimin e vaksinës në laborator.

 

Përveç një vaksine të mundshme, efektiviteti i ilaçeve të ndryshme është duke u testuar në mbarë botën, mes tyre edhe ilaçe të njohura kundër HIV dhe Ebolas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *