Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pret që rezultati i votimit për partitë politike të dalë brenda 48 orëve, nga 25 prilli.

 

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha për “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus” se për kandidatët, rezultati do jetë pak më i vonuar.

 

“Unë shpresoj dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet që rezultati për partitë politike dhe koalicionet të dalë jo më vonë se 48 orë dhe brenda javës të kemi edhe rezultatin për kandidatët.”

 

Edhe ish-kreu i KQZ, Arben Ristani pranoi se rezultati mund të dalë brenda 48 orësh, nëse politika nuk ndërhyn.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *