Partia Demokratike nuk po merr votat që priste në këto zgjedhje, ndaj dhe kritikat e demokratëve, por edhe të simpatizantëve të PD nuk kanë munguar.  Të gjithë këtyre zërave Basha u është përgjigjur nëpërmjet një mesazhi, në të cilin thekson se numërimi nuk ka mbaruar ende dhe se çdo votë vlen.

 

“Të dashur komisionerë, numërues dhe vëzhgues të PD: Numërimi i votave vazhdon në kushte të vështira për ju, të orëve të gjata, të vapës dhe nën presionin e kundërshtarëve. Secili prej jush ka mirënjohjen më të thellë dhe mbështetjen totale të demokratëve dhe timen për të garantuar numërimin deri në fund të çdo vote. Mos lejoni asnjë deformim, asnjë tjetërsim të vullnetit. Çdo votë vlen, çdo votë duhet numëruar, çdo votë duhet llogaritur deri në fund. Për demokratët dhe të gjithë qytetarët e ndershëm të këtij vendi, ju jeni shembull më i lartë i kurajës politike dhe qytetare”, është shprehur Basha në mesazhin e tij.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *