Kosova zgjodhi Albuin Kurtin këtë herë.  Lideri i Vetevendosje shenoi një sukses të rëndësishëm në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës duke lënë pas Vjosa Osmanin e LDK  me të cilën ai pati edhe një marrëveshje parazjedhore.

Sipas rezultatit zyrtar të KQZ, me mbi 96% të votave të numëruara deri në orën 09:00 të kësaj të hënë, Vetevendosje ka marrë 25.78% të votave përkthyer ndryshe në numër votash 198.156 vota ndërsa LDK mori 25.06% përkthyer në 192 mijë e 642 vota.

Rezultat zhgenjyes për PDK e cila mori rreth 21% të votave dhe pas 12 vjetësh në pushtet, Partia do të kalojë në opozitë.

Edhe koalicioni AAK-PSD I drejtuar nga kryeministri në largim Haradinaj pësoi disfatë pasi mori vetëm 11.64 për qind.

Kadri Veseli I PDK dhe Haradinaj pranuan me shumë sportivitet humbjen ne zgjedhje.

Ndonese kane mbetur edhe 4% e votave per tu numeruar e po ashtu edhe votat e diaspores, rezultati nuk pritet te ndryshoje dhe Albin Kurti do te marre ne dore te drejten per te negociuar formimin e qeverise se re, se pari duke u ulur ne bisedime me Vjosa Osmanin e LDK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *