E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve lokale në Turqi, partia e Erdogan në disavantazh, renditet forcë e dytë

Rreth 61 milionë banorë në Turqi iu drejtuan sot kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e rinj lokalë për 5 vitet e ardhshme.

Mediat vendase kanë nxjerrë rezultatet e para të zgjedhjeve.

Reklamë

Deri më tani partia më e madhe e opozitës CHP është në avantazh. Deri më tani është fituese në 36 qytete.

Nga të dhënat paraprake, rezulton se CHP është rikonfirmuar në qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja, Izmiri, etj.

Reklamë

Nga ana tjetër, partia e Presidentit Erdogan ka marrë vetëm disa qytete të vogla.

Kujtojmë se beteja kryesore e këtyre zgjedhjeve janë Stambolli dhe kryeqyteti i vendit, Ankaraja.

Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan synonte të rimerrte kontrollin në këto dy qendra ekonomike, por deri më tani rezulton në disavantazh, duke e renditur atë forcë e dytë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë