Subscribe

Ashtu siç pritej, Referendum i pare i një partie politike nuk solli asnjë surprize; pjesëmarrja ishte e larte 84% dhe rezultati edhe me i larte 94, 9 % e socialisteve votuan per rinovimin automatikisht te mandatit te kryetarit te partisë per sa kohe qe ai është Kryeministër i vendit.

Blendi Klosi: Ky ushtrim demokratik dhe organizativ, i parealizuar më parë nga asnjë forcë politike në vend, pati vlerësimin maksimal të anëtarësisë së Partisë Socialiste. 84 % e anëtarësisë së partisë ushtruan të drejtën e votës, në proces transparent dhe të monitoruar nga media dhe kushdo i interesuar për të.  Kjo dëshmoi se përveç se, forca më demokratike në vend, Partia Socialiste është Partia më e organizuar në vend.

Ky proces zgjedhor duket se i dha fund debatit qe prej muajsh zhvillohet ne Partine Socialiste per mandatin e kryetarit te PS Edi Rama, i cili per here te fundit eshte përballur me anëtarësinë socialiste ne shtator te 2009.

Ishte kongresi i cili duke miratuar statutin e ri sanksionoi se kur parti është ne pushtet mandate i kryetarit rinovohet automatikisht e me pas edhe anëtarësia dha te njëjtin verdikt. Por referendumi per mandatin e kryetarit te Partisë Socialiste u shoqërua me replika dhe akuza mes kampeve politike. Demokratet akuzuan kryeministrin Rama se manipuloi rezultatin duke paralajmërua se i njëjti skenar do te zbatohet ne zgjedhjet e ardhshme.

Grida Duma: Vota u ble nga oligarkët milionerë të Ramës, deputetët biznesmenë dhe kryetarët e bashkive u hodhën në aksion që me zgjedhjen e delegatëve e deri dje pasdite vonë. Të gjithë të inkriminuarit u bashkuan rreth kauzës, për ti siguruar kumbarit Rama sundimin e partisë pa garë e pa zgjedhje. Të gjitha këto shkelje, dhunime, abuzime, janë tipari i një armiku të konfirmuar të votës së lirë, siç është Edi Rama. Dhunimi i votës dje, tregon raportin që ky njeri ka me zgjedhjet, të vetmin raport që ka me votën, që është blerja, manipulimi, dhunimi. Kjo është një kambanë alarmi për zgjedhjet që po vijnë pasi është e qartë se Edi Rama ka vetëm një projekt, shkatërrimin e tyre.Blendi Klosi: Partia Demokratike të mësojë nga ne si bëhen zgjedhjet dhe të  heqë çdo merak për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, se si çdo proces i organizuar nga ne, do të jetë i lirë, transparent dhe konform gjithë standardeve demokratike.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *