Subscribe

Dy dite nga aksioni  i nisur nga administrata tatimore,  rezulton se janë verifikuar 1175 biznese, nga te cilët vetëm 10 % e tyre kane rezultuar me shkelje. Per Ministrinë e Financave ky raport është pozitiv, por ne fakt bizneset nuk kane shpëtuar nga gjobat. Vlera e te cilave arrin ne 3.8 milion leke. Shkeljet janë konstatuar ne te gjithë qarqet përjashtuar, Beratit, Elbasanit, Korces, Kukësit, ku rezulton se tatimoret nuk kane vene asnjë gjobe. Po t’i referohemi te dhënave vëren se ne fakt ky faze e dyte e aksionit nuk përqendrohet vetëm ne kuponin tatimor, por ne tërësi ne te gjithë shkeljet mundshme qe kane konstatuara tatimoret. Aksioni do te vijoje per gjate gjithë muajit gusht e me tej, ndaj bizneset duhet te jene vigjilent ndaj dokumentacionit per aktivitetin e tyre ekonomik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *