E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Rezultat historik për shqiptarët, Tirana përshëndet zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Tirana zyrtare përshëndeti rezultatin historik të shqiptarëve për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale ministri për evropën dhe punët e jashtme Igli Hasani tha se e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: “bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë”.

Reklamë

“Përshëndes rezultatin historik të shqiptarëve në zgjedhjet e 8 Majit 2024 në Maqedoninë e Veriut. Për të gjithë ne, e tashmja ka vetëm një emërues të përbashkët: bashkëjetesën mes etnive, feve e kulturave në harmoni e respekt të ndërsjellë. E ardhmja lëviz vetëm në një kah: drejt Bashkimit Europian dhe familjes së vendeve demokratike”, shkruan Hasani në aplikacionin “X”.

Ndërsa e ardhmja sipas ministrit Hasani shkon vetëm drejt bashkimit evropian dhe familjes së vendeve demokratike./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë