Subscribe

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 51 vota pro, 13 kundër dhe 8 abstenim rezolutën e propozuar nga koalicioni qeveritar, e cila kërkon lirimin e menjëhershëm e nënkolonelit Nehat Thaçi, i arrestuar nga autoritetet serbe në piken kufitare Dheu i Bardhe. Në këtë dokument i kërkohet Brukselit të ndërmjetësojë dhe të garantojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe përmes mekanizmave detyrues të ndërhyjë te pala serbe për lirimin e efektivit të policisë së Kosovës. Por kjo rezolutë është kritikuar ashpër nga lëvizja Vetëvendosje e cila më herët, përmes kreut të saj, Visar Ymeri deklaroi se me ketë dokument qeveria po pranon se Kosova nuk është shtet sovran. Pas seancës kreu i Vetëvendosjes Ymeri përmes nje komenti ne faqen e tij ne facebook, i kërkoi edhe kryeministrit Edi Rama te mos marre pjese ne panelin e përbashkët me homologun serb Aleksandër Vuciç me teme “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe dhe stabilitetin ne Evropen Juglindore”, duke renditur nje nga arsyet kryesore arrestimin e zyrtarit te larte te policisë se Kosovës, Nehat Thaçi. Nënkoloneli Nehat Thaçi u ndalua më 29 shtator nga autoritetet serbe ne piken e kalimit kufitar Dheu i Bardhe me akuzën e terrorizmit per përfshirje ne Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Gjykata e Nishit vendosi ndaj tij masën e paraburgimit 30 ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *