E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Rezoluta për Kosovën/ Rama: Sulmi ishte një kronikë e paralajmëruar, Serbia nxori sërish thonjtë e krizës së veriut

Kryeministri Edi Rama shprehu dhe njëherë qëndrimin e tij mbi ngjarjet në Kosovë, por edhe Prishtinës zyrtare, duke nënvizuar se ky fjalim do të shërbejë për të vënë ‘pikat mbi i’ për këtë çështje. Fillimisht, kryeministri Rama ka dënuar aktin terrorist dhe qëndrimin e Serbisë, e cila shpalli zi kombëtare për vrasjen e terroristëve dhe mungesën e vullnetarizimit të saj për hetim të ngjarjes.

 

Reklamë

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik fill pas rezolutës së Kosovës, për vrasjen tragjike të policit Afrim Bunjaku, nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në një drejtën e saj, por të miratojë rezoluta të kësaj natyre, që i drejtohen fuqive ndërkombëtare. Po Kuvendi i Shqipërisë, vend anëtar i NATO-s, vend kandidat që negocion anëtarësimin në BE, që ka ulësen, të gjitha rrugët e komunikimit, ambasadorët e vetë, kujt ia drejton një rezolutë si ajo që u propozua. Cila parlamente të vendeve anëtare të NATO-s, apo kandidate të BE të miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës apo organizatave të komunitetit Euroatlantik. Cili është qëllimi i një nisme të tillë! Përtej audiencave. Draft-rezoluta të tilla shfaqen si propagandë kundër qeverisë dhe herë kundër viktimave të Milosheviçit”, tha ai.

 

Reklamë

Rama theksoi se Shqipëria mbajti qëndrim ndaj Serbisë, por edhe ndaj BE, duke mos u linjëzuar me të dhe kërkuar ndëshkimin e Serbisë. Sipas tij ky përbën një akt politik të rëndësishëm, kjo edhe për shkak të pozicionimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

 

Rama iu është përgjigjur edhe kritikave të vazhdueshme për qëndrimin e mbajtur ndaj qeverisë Kurti.

 

“Nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete, sepse Kosova duhet me patjetër të reflektojë për kritikat dhe kërkesat e Brukselit e të Uashington, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë tjetër nuk kishte ndodhur”, thotë ai.

 

 

Po ashtu, Rama i është përgjigjur edhe kritikave të kundërshtarëve politikë.

 

“Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh për debat, dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e barrikadave trupore të seancë së shkuar me akuza për tradhti dhe tradhtar. Botës demokratike jo një herë. Fatmirësisht dhe fatkeqësisht bota nga vijnë këto shkulmë dëshpërimi ekstrem, i përket një planeti tjetër që ka marrë botërisht së fundmi, planeti non-grata. E ka marrë emrin nga burimi i së keqes, që ka helmuar politikën shqiptare dhe ka atrofizuar organizmin, në pikën pa kthim. Planeti në fjalë lëshon mbetje toksike, përveç zërave të çjerrë. S’e mbrojmë dot shëndetin e politikës parlamentare nga ky helm. Në fund të fundit, ky është rasti që të shtjellojë gjerësisht dhe troç të vërtetat e mija për Kosovën në udhëkryqin e saj, duke u nisur nga agresioni në Banjskë.”, tha ai.

 

Megjithatë, Rama shtoi se Kosova veproi me gjakftohtësi ditën e ngjarjes, duke mos rënë pre e provokimit dhe neutralizuar terroristët me profesionalizëm.

 

Kuvendi pritet të miratojë gjatë seancës plenare rezolutën për ndëshkimin e ngjarjeve në Banjskë te Zveçanit, në një qëndrim të unifikuar mes opozitës e mazhorancës.

Më shumë video

Reklamë