Subscribe

Ish kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat është ndalur sërish te refuzimi i mazhorancës socialiste për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Kosovë.

 

Berisha tha se Rama qeveris për interes të Beogradit, ndërsa shtoi se mohimi i gjenocidit dënohet. Sipas Berishës, refuzimi nga qeveriaështë një akt makabër antikombëtar.

 

“Refuzimi nga qeveria aktuale pseudomaxhoranca aktuale për të denoncuar gjenocidin serb në Kosovë është një akt makabër antikombëtar.

Ky vendim dëshmon qartë se Tirana nuk është gjë tjetër veçse një Beograd i vogël dhe s ajo nuk mbron interesat kombëtare të shqiptareve por interesat çnjerëzore ekspansioniste të Beogradit janë preferenca dhe përparësia e qeverisë së Ramës. Kjo situatë po shkon drejt një drame të vërtete. Mohohet gjenocidi, qindra mijëra të rënë të vdekur dhe kjo vetëm për shkak të vasalitetit absolut të Ramës ndaj Vuçiç. Ka ardhur koha që çdo shqiptar të mendojë mirë për interesin kombëtar, për dinjitetin kombëtar.

Gjenocidi serb, e kam theksuar edhe në takime të tjera, në zonën e Lumës, Krumës, Tropojës dhe Dibrës ka njohur formën më të egër të gjenocideve të kryera të Luftën e Parë Botërore. Kjo është certifikuar nga Komisioni Ndërkombëtar i ngritur për të hetuar krimet e luftës dhe pasojat e tyre.

Kemi të bëjmë me një Qeveri, që qeveris vendin për interes të Beogradit”, -tha  Berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *