Subscribe

 Në 14 e 30 kryeministri Edi Rama do t’i kërkojë Këshillit të Evropës të rishikojë rezolutën e 11 viteve, më parë mbi bazën e së cilës u ngritën akuza për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

 

Kërkesa e Shqipërisë vjen pas miratimit të rezolutës në parlament në korrikun e këtij viti. Dokumenti vlerëson se pretendimet e ngritura në raportin e Dicky Marty, në atë kohë anëtar i Asamblesë Parlamentare të KE-së janë të pabazuara në prova dhe fakte, dhe si të tilla kërkohet një rishikim i tyre.

 

Në rezolutë theksohet se edhe vetë aktakuzat ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mes të cilëve edhe ish-presidenti Hashim Thaçi nuk qëndrojnë, pasi akuzat janë të paprovuara dhe për këtë ato duhet të rivlerësohen dhe të njihen nga të gjitha institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Raporti i Dick Martyt u bë arsyeja e themelimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, një gjykatë para së cilës ish-drejtuesit të lartë të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli apo Jakup Krasniqi tashmë janë në gjykim. Ata akuzohen për krime të luftës ndaj civilëve serbë dhe eliminimin e rivaleve politikë.

 

Në 24 shtator, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, kryeministri Edi Rama e quajti raportin e Dicky Marty një trillim dhe i tha Këshillit të Evropës të pranojë kërkesën e Shqipërisë për një raport të ri.

 

Arritja e qëllimit të deklaruar nga kryeministri Edi Rama për të vënë në vend nderin e kombit shqiptar, duket të jetë jo edhe aq e lehtë.

 

Mundësia që Asambleja e Këshillit të Evropës të mbajë një qëndrim për çdo temë është përgatitja e një raporti, duke propozuar një projektrezolutë ose rekomandim, të cilat do të duhet të votohen në seancë plenare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *