Kryeministri Rama ka reaguar për deklaratat në lidhje me mos miratimin e një rezolutë të propozuar nga grupi i Berishës në Kuvend për Masakrën e Srebrenicës.

 

Përmes një postimi në Twitter, Rama shkruan se kjo është një lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë. Ai thotë se ndjek keqardhje për ata që, sipas tij, s’e kanë idenë e “kësaj loje të ulët.”

 

“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po çne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!

Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!

Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *