Subscribe

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese, do të pasohet me shqyrtimin dhe votimin e 7 ligjeve që do mundësojnë zbatimin e reformës në drejtësi. Por kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetin social Facebook, paralajmëron rezistencën e opozitës.

“Reforma në Drejtësi do të vazhdojë me ligjet kryesore që pasojnë reformën e miratuar kushtetuese dhe kërkojnë minimumi 84 vota. Ata që u dorëzuan përballë presionit të jashtëzakonshëm popullor e ndërkombëtar dhe presionit të brendshëm që krisi murin shurdh të Partisë Demokratike, do të vazhdojnë të rezistojnë në çdo hap e për çdo ligj të domosdoshëm për zbatimin e reformës kushtetuese. Por nuk kanë shans ta ndalin historinë e re të drejtësisë që ka nisur me hirin dhe me pahirin konsensual të 21 korrikut”

Kreu i qeverisë thekson se Shqipëria nuk është më ajo që ishte përpara votimit historik në seancën plenare të 21 korriku, jo vetëm në sytë e Uashingtonit, Berlinit e Brukselit, pasi vendi ynë ka fituar një besueshmëri të re.

“Votimi i 21 korrikut i ka hapur rrugë një reforme shembullore në drejtësi dhe vetingu me mbështetje ndërkombëtare (parashikuar në kushtetutë) i të gjithë gjykatësve e prokurorëve, i cili do të nisë si një operacion rrënjësor pastrimi nga maja e piramides së korruptuar të gjyqësorit, i ka bërë të marrin frymë lirisht investitorët e mëdhenj. Këtë e konfirmoi sot vetë Presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim”

Por 7 ligjet, janë miratuar në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita ka munguar në të gjitha mbledhjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *