Një i moshuar humbi jetën mëngjesin e kësaj të premteje në Tiranë, si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e tij.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 6:30 në rrugën “Frosina Plaku” në kryeqytet. Sipas hetimeve paraprake,  dyshohet se flakët nisën nga rezistenca që 85-vjeçari Spiro Ndino përdorte për t’u ngrohur.

 

Tymi i shkaktoi asfiksimin dhe zjarrfikësit në momentin e ndërhyrjes e gjetën të pajetë. Policia bën te ditur se i moshuari jetonte i vetëm

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *