Selia e qeverise belge dhe rezidenca e kryeministrit Charles Michel mund te kene qene shënjestra te terroristeve. Lajmi është publikuar nga disa media vendase, sipas te cilave ne kompjuterin e gjetur ne nje apartament gjate kontrolleve te policisë ne Sherbek jane zbuluar disa foto te këtyre ndërtesave. Behet fjale per banesën e tre kamikazëve qe shpërthyen veten ne aeroportin Zaventem dhe metronë e Brukselit. Policia ka shtuar masat e sigurisë ne këto ndërtesa dhe informacionet e siguruara i jane transmetuar edhe FBI-se, pasi rezidenca e kryeministrit ndodhet pranë Ambasadës Amerikane. Gazeta “L’Echo” shkruan se e mbështetet ne burime te besueshme. FBI do te analizoje keto informacione dhe pritet te sjelle eksperte te saj qe te ndihmojnë autoritetet belge te ç’kodojne edhe materiale te tjera te sekuestruara. Gjithashtu mësohet se terroristet përveç shume gjerave te tjera, kane kërkuar ne internet edhe informacione per qeverinë belge. Ndërkaq, policia mbetet ne kërkim te terroristit te trete te fiksuar nga kamera e sigurisë ne aeroport, por nuk ka rene ende ne gjurmët e tij.




