E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:35 Në vijim ora 03:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rezidenca Alba “oaz” komoditeti/ Risi në teknologjinë e ndërtimit

Jetesa brenda rezidencave është trendi më i ri i familjeve shqiptare, të cilët preferojnë komoditetin dhe sigurinë.

Një ndër to është rezidenca Alba, e ndërtuar me standarde dhe cilësi maksimale në zonën e 21 dhjetorit në Tirane. Rezidenca “Alba” plotëson të  gjitha kushtet për të  qenë  një  hapësirë  urbane mjaft e përshtatshme në  kryeqytet, për të  gjithë  banorët që  zgjedhin të jetojnë aty.

 

Në këtë  projekt Kompania “EDIL AL” ka respektuar natyrën, duke e sjellë atë nëpërmjet arkitekturës në shërbim dhe më pranë tyre.

Reklamë

 

Për më shumë se dy  dekada, Kompania e  ndërtimit “Edil al” pjese e grupit “Concord Investment”  ka  prodhuar vlera që i qëndrojnë kohës,  duke vendosur  standarde në cilësi dhe ne projektim.

 

Elementet më te spikatur teknik dhe estetik te kësaj Rezidence jane: implementimi i fasadave termike, përdorimi i vetratave “bow-Windows”, parkimi nëntokësor me dy kate, ashensorët e emergjencës si dhe sipërfaqe te bollshme sistemimi dhe organizimi përreth godinave.

 

“Alba” paraqet një risi në teknologjinë e ndërtimit, certifikuar si një rezidencë me element termik dhe akustik te një niveli te larte.

 

E sistemuar me ambiente shërbimi dhe argëtimi, rezidenca paraqitet edhe si një “oaz”  i gjelbër dhe i qetë

Së  fundmi në  ambientet përreth rezidencës Alba janë  kryer disa investime mjaft cilësore si nga ana e Kompanisë  së  Ndërtimit Edil AL ashtu edhe nga Bashkia me sisteminin e rrugëve lidhëse, trotuareve, ndriçimit LED dhe elementë  të  tjerë  urbanë  të  cilët i kanë  dhënë  më  shumë  jetë  gjithçkaje ndodh aty çdo ditë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë