Futbollisti kuqezi Rey Manaj është surprizuar nga tifozët e Sivasspor, të cilët i dedikuan dhe një banderolë gjigante në shkallët e stadiumit.

Në sfidën e fundit kundër Pendikspor, Manaj shënoi sërish, duke lumturuar tifozët, teksa loja u mbyll me rezultatin 4-1.

Me një veprim fantastik personal, Manaj realizoi golin e 14 në Superligën turke. Kjo performancë e çon sulmuesin shqiptar një hap më tej rrugës për të fituar “Këpucën e Artë”. Ai barazoi Mauro Icardi-n, ndërsa ndodhet katër gola larg Edin Dzeko-s, sulmuesit më të mirë deri në këtë pikë të sezonit.

Manaj ka realizuar 18 gola me fanellën e Sivasspor këtë sezon duke qenë golashënuesi më i mirë i ekipit turk./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *