Subscribe

Ish-shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes Rexhep Selimi i është bashkuar  Kadri Veselit, Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, duke deklaruar me forcë se është i pafajshëm për të gjitha akuzat.

 

REXHEP SELIMI

ISH-SHEFI I GRUPIT PARLAMENTAR TË VV-së

Por ky proces do ta dëshmojë se ishim një popull i shtypur që luftuam për liri, ishte e drejtë, bëmë një luftë të pastër dhe të drejtë dhe e tillë do të jetë edhe pas këtij procesi se kushdo që ka dyshime do të bindes se as unë e as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime e as ndërmarrje të përbashkët kriminale. po kam luftuar kundër Serbisë, pushtuese, kudër Serbisë që vetëm të këqija i ka sjellë vendit tim. Prandaj e kam bërë vetëm detyrën time si qytetar i vendit, unë jam veçse një Çlirimtar që luftën për liri.

 

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i ka kujtuar Gjykatës se ka qenë një nga deputetet  qe ka kundërshtuar ngritjen e speciales pasi sipas ishte i bindur për qëllimet e saj antishqiptare.

 

“Dua të theksoj se unë si deputet e pata kundërshtuar themelimin e kësaj gjykate, jo se jam kundër drejtësisë, por doja që drejtësia të bëhej nga institucionet e Kosovës. Pasi Kosova shpalli pavarësinë, Serbia përmes Dick Marty nxorën një raport si kundërpeshë ndaj vendimit të kësaj Gjykate dhe pavarësisë së Legjitimuar të Kosovës. Prandaj nuk doja që të ngrihej një gjykatë mbi synimet antishqiptare.”

 

Gjatë seancës  avokati Rober Karl ka bere të ditur se do kërkojnë lirimin e Selimit deri në nisjen e gjykimit. Sipas aktakuzës së konfirmuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë, Selimi, Thaçi, Veseli dhe Krasniqi, akuzohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte, ndalim të paligjshëm, trajtim mizor, torturë dhe vrasje midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *