E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:20 Në vijim ora 02:20: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Rexhep Rraja “kërcënon” Bashën: Do ta provojë në zgjedhje

Rexhep Rraja është I bindur se do tia tregojë vendin Lulzim Bashës në zgjedhjet e radhës ndonëse problem më I madh I tij për momentin është gjetke.

 

Djali I deputetit socialist të Krujës, ka shfryrë ndaj kreut të opozitës në momentin që po dilte nga Gjykata e Krujës i ishte komunikuar masa e sigurisë arrest me burg për përndjekje ndaj Xhisiela Malokut.

Gazetarët nxituan ti kërkojnë një pronocnim të shkurter teksa policet po e drejtonin me shpejtësi drejt furgonit dhe me pranga në duar dhe pyetjes së mediave nëse ai kishte një koment për atë që ka ndodhur, 24 vjecari iu përgjigj:

Reklamë

 

“Lulzim Basha do ta provojë në votime”.

 

Opozita u përfshi shumë në akuzat ndaj deputetit socialist Rrahman Rraja, Taulant Ballës dhe Edi Ramës në lidhje me cështjen “Xhisiela”. Fakti që opozita e ndoqi kaq shumë këtë cështje dhe vëmendja e madhe mediatike, coin ë pranga djalin e deputetit, familja e të cilit duket se inatin më të madh tashmë e ka me opozitën dhe në mënyrë të vecante Bashën, cka duket edhe mllefin që tregon në këto deklarata Rexhep Rraja.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë