Subscribe

Akademiku Rexhep Qosja falenderoi kryeministrin Edi Rama për Kordonin e Madh me Yllin e Medaljes që iu dorëzua sot në Prishtinë.

 

Në fjalën e tij, ai vuri theksin te rëndësia e ruajtjes së lidhjeve të ngushta mes Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa vlerësoi të dy kryeministrat, Ramën e Albin Kurtin, si politikanë intelektualë.

 

“Gjasa që kemi për të bërë përpjekje për ta ndryshuar fatin tonë historik, na bën shumë përgjegjës të gjithë intelektualëve e politikanëve, por edhe gjithë popullin. Takimi i sotëm i dy delegacioneve padyshim se mua më solli shumë gëzim. Mund të jeni të bindur se ky takim ju solli gëzim të gjithë shqiptarëve, kudo qofshin ata. Është një takim shumë premtues. Sa bukur duket kjo pamje e politikanëve, ministrave, të Shqipërisë dhe atyre nga Kosova. Duket bukur dhe premton shumë. Unë i lejoj vetes, mosha në të cilën jam prej 85 viteve, më jep të drejtë morale, që t’i ftoj kryeministrin Edi Rama dhe kryeministrin Albin Kurti të takohen si sot, më shpesh. Të takohen qeveritë e tyre, të mbajnë mbledhje qeveritë e tyre të kryeministruara prej tyre. Në këto takime, në mbledhjet e tyre, të bëjnë, të njësojnë, një ideal të përbashkët, që na e ka lënë epoka më e madhe e historisë shqiptare, epoka e rilindjes shqiptare, të cilët kanë thënë “Si të krijojmë Shqipërinë dhe si të krijojmë shqiptarin”. Të njësojnë idealet, qëllimet e tyre politike. T’i kontribuojnë një vlere jashtëzakonisht të madhe që është quajtur e quhet kohezion i një populli, kohezion shpirtëror, shoqëror, moral, kombëtar”, tha mes të tjerash akademiku.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *