Subscribe

Normalitet në Parlament nuk ka.

 

Për të disatën herën radhazi, deputetët e opozitës shkaktuan kaos dhe rrëmujë, duke penguar punimet normale të seancës plenare.

 

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin atë u shfaqën në Parlament një orë para nisjes së seancës. Ata morën karriget ku ulen deputetët socialistë dhe i përmbysën para foltores.

 

Kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla nisi punimet e Kuvendit, demokratët protestuan duke iu rënë tavolinave.

 

Për karrigen, nuk munguan as përplasjet fizike, vecanerisht Xhemal Qefalia me Edmond Spahon dhe Ervin Salianjin.

 

Përpara pirgut me karrige, ish-kryeministri Berisha dha këtë paralajmërim:

 

“O riktheni të drejtat kushtetuese të opozitës ose Parlament nuk ka.”

 

Deputeti Ervin Salianji përshkallëzoi më tej situatën, duke ndezur tymuese brenda në sallë.

 

Në këto kushte, kryeparlamentarja Nikolla kaloi direkt në votim. Brenda pesë minutash, socialistët e ngritur në këmbë miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.

 

Më pas seanca parlamentare u mbyll. Opozita ka paralajmëruar se situata do të vijojë njësoj edhe në ditët në vazhdim, të paktën derisa mazhoranca të pranojë ngritjen e komisioneve hetimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *