IBM Research ka krijuar një tranzistor të ri çipesh bazuar në arkitekturën 5 nanometër, arkitektura më e vogël implementuar ndonjëherë.

 

Ky çip u krijuar në bashkëpunim me Global Foundries dhe Samsung dhe ndryshon disa parime themelore sesi çipet janë ndërtuar. Gjithashtu thyen barrierën e cila më parë shihej si fundi i ligjit Moore.

 

Falë arkitekturës së re inxhinierët mund të vendosin 30 miliard tranzistorë në një çip në madhësinë e thoi.

 

 

Në praktikë arkitetura e re është e dobishme sepse rrit performancën me 40% krahasuar me çipet 10 nanometër duke përdorur të njëjtin konsum energjie, – raporton PC World Albanian. Gjithashtu prodhuesit mund të krijojnë çipe me performancën e atyre 10 nanometër por 75% më pak konsum energjie.

 

Megjithatë mos u emociononi jashtë mase sepse implementimi dhe komercializimi i këtij çipi kërkon të paktën 10-15 vite nga prototipi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *