E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Revolta që tronditi diktaturën

Edhe pse kane kaluar 45 vite, dëshmitaret e asaj cfare ndodhi gjate atyre 3 ditëve ne burgun famëkeq te Spaçit, i kane ende te freskëta kujtimet. Disa prej tyre ishin ne listën prej 100 personash te cilët u ridenuan, disa te tjere arritën te shpëtojnë. Por te gjithe e kujtojnë me detaje se si nisi ajo qe do te mbetej me pas ne histori si “Revolta e Spaçit”.

 

Per tre dite me radhe komanda e burgut dhe gjithë rojet ishin ne ankth situata rrezikonte te dilte nga kontrolli. Gjithçka kishte nisur nga nje njeri i vetëm, Pal Zefi.

 

Reklamë

Sot ne Spaç, edhe pse shume larg modeleve te ngjashme e Europe, kane filluar te hidhen hapat e para te ndërtimit te nje muzeu per t’i treguar brezave te rinj, por edhe te huajve, ate cfare ishte ne gjende te bënte regjimi komunist ne Shqipëri.

 

45 vjetori i përkujtimit te asaj revolte, e cila i kushtoi jetën Skender Dajes, Pal Zefit, Dervish Pekes dhe Hajro Pashait ndërsa qindra te tjere u dënuan me dhjetëra vite burg, veç ceremonisë se zhvilluar ne ambientet e burgut te Spaçit përkoi edhe me publikimin e dosjes se revoltës. Te tjera dokumente hedhin drite mbi historinë famëkeqe te burgut prej themelimit ne vitin 1968 e deri ne mbylljen e tij.

Më shumë video

Reklamë