Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Reuters ndan fotot: Minatorët në Kosovë çelin Iftarin 800 metra nën tokë

20 Mars 15:05

Nga Reuters 

Minatori nga Kosova, Emin Hasani ndihet më afër Zotit kur e çel iftarin e Ramazanit 800 metra nën tokë.

Pas një turni të gjatë dhe të lodhshëm në minierën e Trepçës në Stanterg në Kosovën veriore, Hasani kontrollon orën për të ditur se kur po perëndon dielli në sipërfaqe dhe nëse ka ardhur koha për të ngrënë.

I ulur rreth një tavoline të vogël në një zyrë të improvizuar në minierë, ai dhe katër kolegë nxjerrin hurma, kos, turshi dhe djathë si dhe çaj të zi me sheqer.

Burrat qeshin dhe bisedojnë me njëri-tjetrin ndërsa ndajnë vaktin e Iftarit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit.

“Unë jam gjithmonë i lidhur me Allahun, edhe në kohë si tani kur jemi 800 metra nën tokë”, tha Hasani para se të lexonte lutjet e tij. 

“Sa më thellë të shkoj, aq më shumë ndihem afër Allahut”.

Kosova është një vend me shumicë myslimane dhe qindra minatorë në minierën shtetërore të plumbit, zinkut dhe argjendit po kremtojnë Ramazanin, ndonjëherë duke duruar temperaturat afër 40 gradë Celsius dhe lagështinë ekstreme.

“Agjërimi nuk është problem për ne por mungesa e ajrit të pastër, pajisjeve moderne, veshjeve dhe këpucëve janë problem i madh”, tha shefi i turnit Fehmi Hajredini.

Trepça punësoi më shumë se 22,000 punëtorë në vitet 1970 dhe ‘80 dhe përbënte dy të tretat e produktit të brendshëm bruto të Kosovës (BPV). Tani ajo punëson vetëm 3,000 persona në miniera dhe objekte të tjera.

Çmimet e ulëta të mineraleve dhe pakësimi i prodhimit do të thotë se kompania nuk mund të mbulojë kostot operative dhe po kërkon subvencione nga qeveria.

Në qytetin e Mitrovicës, pak larg nga miniera, Bashkim Kurti, CEO i Trepçës, tha se ishte në bisedime me qeverinë për një kredi prej 20 milionë euro (21.68 milionë dollarë) për përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e prodhimit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
Agjërim kosove miniera e trepces

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • Policia, plan masash për koncertin, rruga dytësore do të jet...
  • E trishtë! Humb jetën futbollisti në moshën 25-vjeçare, pak...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.