E mërkurë, 16 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Reus transferohet në SHBA

Ilustrim · Vizion Plus

Marco Reus do të transferohet si lojtar i lirë tek Los Angeles Galaxy në SHBA. Gjermani mbylli aventurën 11 vjeçare me Borussia Dortmund në përfundim të sezonit që lamë pas dhe tashmë ka zgjedhur ekipin e ri ku do të luajë.

Sulmuesi ka arritur marrëveshjen verbale me klubin amerikan dhe tashmë pritet vetëm firma zyrtare. Kontrata e re mendohet se do të jetë deri në dhjetor të vitit 2025. Këto ditë Reus do të niset për në SHBA për të kryer transferimin dhe për të bërë vizitat mjekësore në klubin e ri.

Reus u kthye në një legjendë tek skuadra e Borussia Dortmund, pasi nuk e tradhtoi ekipin kur shumë prej shokëve të tij të skuadrës, si Lewandowski apo Gotze e bënë diçka të tillë.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh