Subscribe

123 vepra të artistes Lumturie Dhrami në vaj, grafikë e penë ekspozohen për herë të parë të gjitha së bashku në Galerinë Kombëtare. E njohur si grafistja e parë shqiptare, Lumturi Dhrami nuk ekspozoi asnjëherë, edhe pas mbërritjes nga Polonia. Veprat e krijuara gjatë studimeve në Varshavë, mbetën për shumë kohë jashtë kufijve. Ato që ruheshin në studion e bashkëshortit të saj, skulptorit Muntaz Dhrami, ishin veprat me penë e laps që drejtoheshin nga modelet e realizmit socialist. Të lënë në harresë, ndoshta prej frymës moderne që shprehnin disa nga punimet e saj në Shqipërinë komuniste, apo ndoshta prej vete tërheqjes se saj nga jeta artistike, Lumturie Dhrami i mbylli krijimet brenda mureve të studios së të shoqit në vitin 1986. Kjo ekspozitë, sjell punët e saj në 30 vjet, që nga 1956, një retrospektivë, që sipas Gazmend Lekës duhet studiuar nga të rinjtë. Ekspozita e kuruar dhe e ndarë në disa cikle nga Ylli Drishti, do te mbetet e hapur për publikun deri më 21 shkurt në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *